11:35 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Çfarë ka mbetur nga “Notre Dame de Paris”

Parisienët u zgjuan këtë mëngjes për të parë përmasat e shkatërrimit të Katedrales së Notre Dame, një ditë pasi ajo u përfshi nga flakët dhe pësoi dëme të mëdha.

Flakët, që rrëzuan kullën dhe çatinë, arritën të viheshin nën kontroll pas thuajse nëntë orësh. Presidenti Emmanuel Macron është zotuar që do ta rindërtojë godinën historike ndërsa qindra miliona euro janë dhuruar deri tani për këtë qëllim.

E ndërtuar në shekullin e 13-të, katedralja mesjetare konsiderohet një objekt që simbolizon arkitekturën po aq sa është edhe një simbol fetar.

Notre Dame është një nga atraktsionet më të njohura të Parisit duke tërhequr rreth 13 milionë vizitorë në vit.

Akoma nuk dihen arsyet e këtij zjarri, megjithëse besohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga punimet që po bëheshin për restaurimin e kësaj katedrale.

Por çfarë ka mbetur nga “Notre Dame de Paris”? /Indeksonline/