75 Mall Live Search
08:54 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Çfarë ka mbetur për tu luajtur në Evropë?

Ligat evropiane po zhvillojnë xhirot e fundit para se të përfundojnë një sezon të gjatë që ka filluar në gusht të vitit të kaluar.

Në disa liga dihet edhe zyrtarisht emri i kampionit derisa në disa tjera duhet të presim ndeshjen e fundit për të kuptuar.

Premierliga:

Lufta për titull në mes të Liverpoolit dhe Manchester Cityt do të vazhdoj deri në lojën e fundit. Reds janë të parët me 94 pikë dhe kanë një ndeshje për të zhvilluar derisa Manchester City është në vendin e dytë me 92 pikë dhe ka dy ndeshje për të zhvilluar.

Chelsea dhe Tottenham do të ndajnë pozitën e tretë dhe të katërt për një vend në Ligën e Kampionëve. Arsenali është në vendin e pestë dhe e vetmja mënyrë për të arritur vendin e katërt është një fitore me 10 gola avantazh në ndeshjen e fundit.

Manchester United zyrtarisht sezonin tjetër do të luaj në Europa League.

Cardiff, Fulham dhe Huddersfield sezonin tjetër do të luajnë në Championship pasi nuk kanë arritur të mbijetojnë.

Serie A

Gara më e fortë në Itali është për vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Juventus ka disa javë që ka siguruar titullin dhe Napoli mbrëmë edhe matematikisht siguroi vendin e dytë.

Inter 63, Atalanta 62, Roma 59, Torino 57 dhe Milan 56 (me një ndeshje më pak) do të luajnë deri javën e fundit për dy pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Frosinone dhe Chievo tashmë kanë rënë në Serie B derisa Parma, Bologna, Genoa, Udinese dhe Empoli janë matematikisht të rrezikuar për të rënë nga kategoria.

La Liga

Në Spanjë është thuajse gjithçka e qartë përveç vendit të katërt dhe pozitave që do të largohen nga La Liga.

Barcelona është kampion, Atletico Madrid ka siguruar vendin e dytë dhe Reali vendin e tretë. Getafe (58), Valencia (55) dhe Sevilla (55) do të luajnë për vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar, pesë skuadra rrezikojnë të bien në Secunda Division. Celta Vigo (40), Villarreal (40), Levante (40). Valladolid (38), Girona (37) do të mbrohen deri në fund derisa  Rayo Vallecano (31) dhe Huesca (30) zyrtarisht kanë rënë nga liga.

Bundesliga

Bayernit i duhet edhe një fitore për tu shpallur kampion derisa Dortmundi është në ndjekje me katër pikë më pak dhe do të shpresoj deri në fund.

Leipzig është në vendin e tretë dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Për vendin e katërt do të luajnë Frankfurt, Leverkusen, Monchengladbach, Wolfsburg dhe Hoffenheim.

Hurnberg dhe Hannover vetëm një mrekulli mund t’i shpetoj nga rënja derisa Mainz, Freiburg, Augsburg, Schalke dhe Sttutgard duhet t’i shmangën barazhit.

Ligue 1

Në Francë PSG është zyrtarisht kampion derisa Lille, Lyon, St Etienne dhe Montepellier do të luajnë për vendin e dytë dhe të tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Amines, Monaco, Caen, Dijon dhe Guingamp rrezikojnë të bien nga liga kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund. /IndeksOnline/