75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / G T

Çfarë ke në çantë? Gazetari e pyet Mourinhon në konferencë, kjo ishte përgjigjja e tij

Skuadra e Benficas e mposhti 2:0 Napolin, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Jose Mourinho pas ndeshjes u paraqit në konferencë për media, shkruan Indeksonline

Me t’u futur në dhomat e konferencave, gazetarët e vërejtën se trajneri portugez kishte një çantë me vete dhe menjëherë e pyeten se çfarë kishte brenda.

“Çfarë është ajo çantë, është ndonjë dhuratë për gazetarët”, ishte pyetje e gazetarit

Jose u përgjigj: Ajo çantë është imja!

Gazetari: E çfarë ka në të?

Jose Mourinho: Është fanella e McTominay. E kam lënë Pogban në stol për të. Së paku duhej të më falënderonte disi.

Kujtojmë se Mourinho e kishte lojtar mesfushorin skocez te Manchester Unitedi./Indeksonline/