75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / AR

Çfarë kërkon nga publiku banori i shtatë i BBVK?

Në prag të nisjes së edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, kanë filluar që ngadalë të “zbulohen” edhe banorët që do të jenë pjesë e tij.

Kësisoj, banori apo banorja e shtatë e këtij formati televiziv ka kërkuar nga audienca që t’i jepet kohë për ta shfaqur karakterin e vet.

“Publiku të mos na gjykojë menjëherë, të na lërë pak të gjendemi në shtëpi”, ka thënë ai apo ajo.

Kush nga yjet tona po e kërkon këtë? Përgjigjuni duke komentuar në postimin e fundit të Big Brother VIP Kosova në Instagram.

Big Brother VIP Kosova vjen së shpejti pranë jush përmes transmetimit në Klan Kosova dhe ArtMotion.