21:06 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë kishte deklaruar para tri vitesh Remi, i akuzuari i parë, për Specialen?

Ish-Komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi është raportuar sonte nga “Indeksonline” se do të jetë ndër të ftuarit e parë të Gjykatës Speciale

Por, çfarë kishte deklaruar ai për Specialen? Komandantit nga Llapi kishte shkruar para tri vitesh se kjo gjykatë do të merret më shumë me krimin e organizuar të pasluftës dhe me krimet ekonomike se sa me luftën e pastër të UÇK-së.

“Gjykata Speciale do të ketë punë më shumë me krimin e organizuar sidomos atë ekonomik i cili ka bllokuar proceset zhvillimore në vend”, kishte thënë Remi, transmeton Indeksonline

Reagimi plotë:

Specialja përtej pretendimeve të periudhës së luftës!

Gjykata Speciale do të përfundojë shpejt me të përfolurat apo pretendimet e kohës së luftës, për udhëheqësit e luftës për liri. 

Në Kosovë, nga ana jonë nuk ka ekzistuar asnjë plan për krime lufte. 
Bota demokratike e di këtë. 

Gabime individësh ndodhin kudo, por rruga e vetme që këto gabime të trajtohen si të tilla është një vendim kredibil gjyqësor nga një gjykatë kredibile. 

Nga ky proces nuk demtohet askush, 

UÇK – ja, JO,JO e JO.

Gjykata Speciale do të ketë punë më shumë me krimin e organizuar sidomos atë ekonomik i cili ka bllokuar proceset zhvillimore në vend. 

Duke lejuar mundësi, janë përdorur mekanizmat e shtetit për të krijuar kapital të madh në duar të njerëzve jo meritor, monopole të cilat kanë deformuar tregun dhe kanë dëmtuar iniciativën e lirë.

Ligjshmëria duhet të shtrihet në vendin tonë dhe kjo nuk mund të bëhet pa veprimin e një mekanizmi gjyqësor të modelit perëndimor. 

Unë besoj se kjo do të ndodhë, pra, do t’i hapet rruga zhvillimit të vendit dhe perspektivës për qytetarët tanë.