Çfarë kishte të shkruar në duar Derek Chauvin, polici i dënuar për vrasjen e George Floyd

Derek Chauvin është shpallur në tri akuzat e tij për vrasjen e George Floyd. Polici amerikan ka marr verdiktin gjyqësor në një seancë që ka thyer rekordet e shikimit në SHBA.
Pasi i është konfirmuar fajësia, Chauvin është nxjerrur nga seanca në pranga nga dy policë. Mediat kanë arritur të kapin diçka të shkruar në duart e tij, shkruan Indeksonline.

Avokati i Chauvin, Eric Nelson i ka konfirmuar TMZ-së se klienti i tij kishte të shkruar numrin e telefonit të tij.

“Nëse juria do ta shpallte fajtor për vrasje të shkallës së dytë, atij do t’i hiqej dorëzania. Chauvin e kishte të qartë se mund të ketë qasje të kufizuar në telefon. Për këtë, ai ka shkruar numrin tim të telefonit ngase do të kishte mundësia të fliste vetëm me mua” ka thënë avokati, Eric Nelson./Indeksonline/