20:07 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / AR

Çfarë kishte thënë babai i Mbappes për klubin që do e zgjedhë ai?

Në një kohë (madje disa herë) ishte FC Barcelona që kishte biseduar me familjen e Kylian Mbappes për ta transferuar francezin

“Unë jam për Barçën por Kylian Mbappe është për Madridin. Nëse ai do të vinte tani në Barcelonë, kurrë nuk do të luante për Madridin. Nëse ai shkon në një tjetër klub, ai do të përfundonte prapë në Madrid”, ky është një citat që e kishte thënë Wilfred Mbappe më 2017 para se biri i tij ta pranonte ofertën e PSG-së në fund, kur ai ishte duke shikuar opsionet e tij për të ardhmen.

Fati i Mbappes do të bëhej dramë në atë verë, megjithatë, me Madridin që nuk po arrinte të përcaktonte se ku dëshironte të luante lojtari. Në atë kohë, kujtojmë se edhe Liverpool ishte në garë por shpejt ishte zhdukur nga gara, apo City dhe Barcelona që ishin takuar me familjen e tij por kishin marrë përgjigje negative. Tani ai duhet të zgjedh në mes të PSG dhe Madridit. Kurse, Los Blancos janë favorit për të fituar.

Madridi ishte gati për ta marrë atë kur e kishte zbuluar atë gjatë një jave kur ishte fëmijë dhe aty ishin takuar Mbappe me familjen e tij me Real Madridin. Madje thuhet se ai pos që ishte takuar ishte ftuar në Real Madrid, kishte shkuar me vozitës privat në Bernabeu dhe ishte takuar shkurt edhe me Ronaldon.

Sot, Real Madridi është shumë afër që të nënshkruar me lojtarin më të mirë në botë për momentin pa asnjë cent. Ky kalim do të jetë njëri prej transferëve më të mençura të Realit pasi që në kushte normale nuk do të bëhej pa paguar shumë të mëdha në klubin që ka kartonin e këtij lojtari.

Madridi do ta arrin këtë edhe për shkak të problemeve që ka Paris në zhveshtore, e cila jo rrallë ka qenë një arenë e problemeve. Trajnerë që largohen, yje që vështirë adaptohen, transferime pa kuptim, paraqitje të dobëta në Ligën e Kampionëve, klane… të gjitha këto kanë bërë që Mbappe të shikojë mundësinë e largimit nga aty.

Mësohet se Mbappe në PSG nuk është në qendër të gjithçkaje (në fushë po) por pasi që ka treguar pjekurinë e tij të mjaftueshme në ligën franceze, dëshiron që ta marrë një hap tjetër, të kalojë në një klub ku ai është ylli kryesor. Madridi po e pret atë me duar hapur!