13:15 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Çfarë Kosove, përqindja 90 me 10%, por Kosova ia mori pikën Holandës

Kosova U17 mbrëmë ka barazuar me Holandën në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian.

Rezultati ishte 1:1 edhe pse ndeshja e gjitha ishte në dorë të skuadrës më të fortë në botë për këtë grupmoshë.

Holanda mbante topin 90% kundrejt 10% të Kosovës, derisa goditjet në portë ishin 21:1.

E vetmja gjuajtje në portë për Dardanët ishte goli i shënuar.

Kjo tregon se ndonjëherë edhe pse cilësia është në anën e kundërt, dëshira për futbollin e mposhtë atë. /IndeksOnline/