16:40 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çfarë lojtari, ylli i Realit luajti 1 orë me lëndime ndaj PSG-së!

Real Madridi duhet t’i falënderohet yllit të saj, Toni Kroos për dashurinë dhe sakrificën që ai ka bërë për skuadrën. Mesfushori gjerman ka luajtur 1 orë i lënduar në ndeshjen ndaj PSG-së. Kroos ishte lënduar në minutën e 34 të ndeshjes në një duel me Mbappen.

Ai kishte dhimbje në gju të cilat ua konfirmoi mjekëve, por se këmbënguli në vazhdimin e lojës.

Zidane e ka pyetur në pushim të dy pjesëve nëse ka dhimbje dhe duhet ta zëvëndësoi, por Kroos megjithkëtë ka vendosur që deri në fund të ndihmoi Realin.

Pavarësisht lëndimeve, Kroos ka qenë një nga lojtarët më të vlerësuar në fushë në atë duel./Indeksonline/