17:25 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Çfarë meçi, McGregor po kthehet në ring, me një kundërshtar të frikshëm

Conor McGregor është afër rikthimit në ring. Luftëtari i kafazeve në sportet marciale është shumë afër marrëveshjes për tu përballur me rusin, Khabib Nurmagomedov.

Në fakt dy luftëtarët patën një rrahje masive jashtë meçit katër muaj më parë kur ishin konfrontuar në një parking, në të cilin ishte edhe kosovari Ilir Latifi, shkruan Indeksonline.

Nurmagomedov vs. McGregor pritet të zhvillohet me 6 tetor në T-Mobile Arena të Las Vegas apo me 3 nëntor në Madison Square Garden.

Ky meç do të ishte përballje rikthimi në kafaz për McGregor pas meçit me Mayëeather e cila i solli humbje, por një mal me para./Indeksonline/

 

 

Temat: