Çfarë Messi, stërvitet duke e parë veten ne televizor
Leo Messi ka akoma disa ditë pushimi nga Barcelona. Futbollisti më i mirë në botë do të duhet të rikthehet me 2 janar te skuadra katalonase.
Por, pavarësisht pushimit, Leo nuk e lë pas doren formën fizike duke u stërvitur vazhdimisht në vendlindje.
Ai është fotografuar në Rosario duke u stërvitur, gjersa shikonte në të njëjtën kohë veten në televizor.
Messi do të jetë në fushë me 4 janar në ndeshjen ndaj Espanyol./Indeksonline/
