Çfarë modestie, Scaloni e festoi Vitin e Ri në vendlindje ku të gjithë mund ta shikonin
Trajneri kampion bote me Argjentinën, Lionel Scaloni, ka treguar edhe një herë anën e tij njerëzore dhe modeste. Tekniku argjentinas e kaloi natën e Vitit të Ri në vendlindjen e tij, Pujato, larg luksit dhe vëmendjes mediatike.
Scaloni u pa i ulur në trotuar para shtëpisë së tij, duke përshëndetur dhe biseduar me fqinjët, në një atmosferë të qetë dhe familjare. Pamjet e tij u përhapën shpejt në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime pozitive dhe admirim nga tifozët, shkruan Indeksonline
Sjellja e trajnerit simbolizon përulësinë dhe thjeshtësinë e një figure që, pavarësisht suksesit historik me Argjentinën, mbetet i lidhur ngushtë me rrënjët dhe komunitetin e tij./Indeksonline/
🔵⚪️ Lionel Scaloni 🇦🇷 a passé son nouvel an dans sa ville natale, Pujato, assis sur le trottoir devant sa maison saluant ses voisins
— BAWOAWA (@BAWOAWWA) January 1, 2026
Tranquillité et humilité totalepic.twitter.com/QbZtEAO6Im

