Çfarë Mourinho ka vendosur të bëjë me Sanchez pasi kiliani shënoi golin e fitores ndaj Newcastles
Jose Mourinho synon ta përdorë Alexis Sanchezin në një rol më qëndror pasi ai shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Newcastle Unitedit.
Mourinho duhet ta falënderojë Sanchezin që ia shpëtoi punën e tij te Man Unitedi pas golit dramatik ndaj Newcastles në ”Old Trafford”.
55-vjeçari shihej i zemëruar pas golave të Kenedyt dhe Yoshinori Mutos në 20 minutat e parë të ndeshjes, transmeton IndeksOnline.
Megjithatë, Manchester Unitedi bëri një rikthim senzacional me Alexis Sanchez, që shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.
Goli i tij erdhi pasi reprezentuesi kilian luajti në pozitën e sulmuesit qendror.
Dhe burimet brenda klubit nga Mançesteri tregojnë se Sanchez pritet të vazhdojë në postin e sulmuesit të qendrës./IndeksOnline/