75 Mall Live Search
16:23 / E Premte, 27 Gusht 2021 / OSH

Çfarë mund të bëjë PSG me 180 milionët e Mbappe?

Sulmuesi francez Kylian Mbappe, pritet të zyrtarizohet orët në vazhdim si lojtari më i ri i Real Madrid, e që Los Blancos duhet të paguajnë për të 180 milionë euro.

Mediumi spanjoll Marca në një artikull të publikuar sot ka analizuar se si mund t’i shpenzojnë fondet e përfituara nga francezi ekipi parisien.

Presidentit të PSG nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për të vepruar në merkato që ta zëvendësojë Mbappen, pavarësisht se ka sjellur futbollistë të klasit botëror.

Emrat që Marca i ka lakuar janë sulmuesi Lewandowski që sipas tyre do të garantone gola, i cili ka fituar çdo gjë me Bayern Munchen.

Emri i dytë, është norvegjezi i Dortmund, Erling Braut Haaland, i cili do të ishte nënshkrimi i ëndrrave për gjigantin francez.

Poashtu, ata tashmë kanë kontaktuar sulmuesin brazilian të Everton, Richarlison.

PSG janë në bisedime edhe me agjentin Mino Raiola, për të transferuar mesfushorin e talentuar të Rennes, Edouardo Camavinga, i cili mund t’i kushtojë rreth 60 milionë euro.