75 Mall Live Search
09:05 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / L A

Çfarë mundësie, ish-lojtari i Atalantës ia “huq” në Arabinë Saudite

Një ndeshje në “Saudi Pro League” midis Neom SC dhe Al-Qadsiah mori vëmendje.

Kjo për shkak të një mundësie nga ish-ylli i Atalantës, Mateo Retegui në minutën e 3-të, i cili e “huqi” me gol të hapur.

Ishte portieri Luis Maximiano, i cili tentoi të driblonte kundërshtarët, me italianin që mori topin por që nuk dinte ta shfrytëzonte.

Por megjithatë, Al-Qadsiah ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Neom SC me rezultat minimal 1-0./IndeksOnline/