Çfarë myzhde për Barcelonën, Messi ua ndreq vikendin, javën, vitin
Lionel Messi i ka dhënë sot Barcelonës lajmin më të mirë të këtij viti. Ylli argjentinas e ka vazhduar sot zyrtarisht kontratën me skuadrën katalonase.
Messi ka nënshkruar kontratë të re e cila e mbanë atë te Barca deri në qershor të vitit 2021.
Klauzola e tij do të jetë plot 700 milionë euro.
Me këtë kontratë Messi ua ka këputur shpresave skuadrave të mëdha që të nënshkruajnë me të.
Bashkë me të në zyrtarizimin e kontratës doli edhe presidenti i Barcelonës, Bartomeu./Indeksonline/