75 Mall Live Search
08:03 / E Martë, 13 Prill 2021 / Blerim

Çfarë nate e ‘zjarrtë’ për Curryn, shënon 53 pikë në fitoren e Golden State

Skuadra e Golden State Warriors ka shënuar një fitore të madhe ndaj Denver Nuggets me rezultat 116-107.

Gjysmën e këtyre pikëve në këtë mbrëmje i shënoi basketbollisti amerikan, Steph Curry. Ai realizoi plotë 53 pikë, bëri 7 kërcime dhe 4 asistime, shkruan IndeksOnline

Paraqitje të mirë në këtë ndeshje pati edhe basketbollisti serb, Jokic me 27 pikë, 12 kërcime dhe 8 asistime.

Kujtojmë që rekordin me më së shumti pikë të realizuara në një ndeshje, e mban Chamberlain – me 100 pikë gjatë vitit 1962. Vendin e dytë dhe të tretë për nga shënimet në një ndeshje e mbajnë, Jordan (63) dhe Baylor (61).

Në mbrëmjen e NBA-së, paraqitje të mirë kishte edhe slloveni, Luka Doncic – me 32 pikë, 4 asistime dhe 4 kërcime – por skuadra e tij Dallas Mavericks u mposht 95-113 ndaj Philadelphia 76ers./IndeksOnline/