75 Mall Live Search
23:27 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Çfarë ndeshje e çmendur që vetëm Barcelona di ta dhuroj

Barcelona ka barazuar kundër Villarreal me rezultat 4-4 në ndeshjen e xhiros së 30-të të La Ligas.

Barcelona në fillim ishte në epërsi prej 0-2, më pas Villarreal përmbysi në 4-2 por inkuadrimi i Messit ndryshoi gjërat duke barazuar rezultatin.

Barca krijoi epërsi të dyfishtë në fillim të pjesës së parë me golat e Coutinhos (12′) dhe Malcom (16′).

Por Villarreal përmbysi rezultatin duke shënuar katër gola. Chukwueze (23′), Ekambi (50′), Iborra (62′) dhe Bacca (80′) ishin realizatoret.

Inkuadrimi i Leo Messi ndryshoi ndeshjen duke arritur të barazojnë rezultatin.

Argjentinasi shënoi një gol spektakular nga gjuajtja e lirë në minutën e 90-të duke ngushtuar rezultatin e Suarez në minutën e tretë shtesë barazoi shifrat.

Me këtë barazim, Barca është e para me 70 pikë, tetë më shumë se Atletico dersa Villarreal është në vendin e 17-të me 30 pikë, dy më shumë se Celta Vigo që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/