Çfarë ndeshjeje në Botërorin e Basketbollit, Spanja e eliminon Australinë me një shfaqje spektakli
Spanja ka arritur ta fitonte thrillerin pas dy vazhdimeve në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror ndaj Australisë me rezultat 95:88.
Australia ishte në të shumtën e kohës në epërsi, por përvoja e Spanjës bëri që lojëtarët të ishin më të vëmendshëm gjatë vazhdimit të dytë.
Koha e rregullt përfundoi 71:71, ndërsa u deshën dy herë nga 5 minuta për t’u përcaktuar finalisti i parë në një ndeshje jashtëzakonisht të bukur.
Australia u tregua kundërshtare e fortë për Spanjën e që ishte hera e parë që ky ekip preku një gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.
Spanja tash do ta pres fituesin e duelit ndërmjet Francës dhe Argjentinës në finalen e madhe të Kampionatit Botëror që po mbahet në Kinë./Indeksonline/