14:23 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse punoni 40 orë në javë

40 orë në punë mund të konsiderohen normale, po shkencëtarët nuk janë i të njëjtit mendim.

Sipas një shkrimi të publikuar në gazetën “The Telegraph”, thuhet se 40 orë punë në javë shkaktojnë një sërë problemesh me shëndetin e njeriut.

Duke filluar nga rreziku i lartë i infarkteve, deri te depresioni e alkoolizmi.

Gazeta i ka kushtuar një hapësirë kësaj problematike, teksa sjell në vëmendje një këngë të Dolly Parton, ku thuhet se puna nga ora 9 deri në 5 cilësohet si një mënyrë e tmerrshme për të jetuar.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ata që punojnë më shumë se 52 orë në javë humbasin flokët e tyre me një shpejtësi dy herë më të madhe se ata që punojnë 40 orë ose më pak.