Çfarë ndodh nëse konsumojmë limon gjatë gjidhënies?
Me siguri asgjë e keqe nuk ndodh! Ndërkohë të mirat që ju vijnë janë si më poshtë.
Limoni në gjidhënie, të gjitha përfitimet që nëna dhe fëmija ka
- Sasia e qumështit të gjirit shtohet në mënyrë të shëndetshme. Trupi hidratohet dhe kjo gjë shkakton rritjen e sasisë së qumështit që prodhohet. Uji me limon është ideali edhe për stinën e verës.
- Parandalon problemet tretjes tek fëmija, si edhe gazrat apo dhimbjet e barkut.
- Pastron qumështin e fëmijës. kjo falë vetive që limoni ka për të pastruar trupin nga toksinat, për të stimuluar tretjen dhe asimilimin e disa përbërësve. Ai ndalon futjen e toksinave në qumësht.
- Qetësihen problemet që nëna mund të ketë me fytin.
- Ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Dhe të mos harrojmë se presioni i lartë është tepër i shpeshtë gjatë ushqyerjes me gji.
- Ndihmon në forcimin e venave. Nënat zakonisht vuajnë prej variceve pas lindjes dhe pirja e ujit me limon do të ndihmojë për t’i trajtuar.
- Pamja e lëkurës përmirësohet ndjeshëm dhe kjo falë vitaminës C.
- Parandalohet rreziku i shfaqjes së kancerit të gjirit.
- Pastrohet gjaku. Pra infeksionet do të mbahen larg gjatë kohës së ushqyerjes së fëmijës me gji.