09:35 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë ndodh nëse një dron godet krahun e një aeroplani?

Dronët janë shndërruar në hit për konsumatorët dhe po shiten sikur të ishin ëmbëlsira.

Ndërsa shumica e pronarëve të tyre i fluturojnë dronët në mënyrë të sigurtë dhe me përgjegjësi, ka prej atyre që pëlqejnë ti injorojnë rregullat.

Është përfolur shumë për impaktin që mund të ketë goditja e një aeroplani pasagjerësh nga dronët, disa hulumtues në Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ta provojnë diçka të tillë në kushte laboratorike.

Hulumtuesit krijuan kushtet e një përplasjeje në ajër kur një dron përplaset nga një avion me shpejtësi 380km/h.

Ekipi lëshoi një dron DJI Phantom 2 Quadcopter në krahun e një aeroplani Mooney M20.

Të gjithë mund të mendojnë se droni do të thërrmohej nga përplasja por nuk ndodhi ashtu.

Dronit çau krahun e aeroplanit dhe hyri në brendësi të tij. /PCWorld Albanian