13:41 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / k.v

Çfarë ndodhë kur niveli i estrogjenit është i ulët?

Estrogjeni është një hormon që shpesh lidhet me femrat, edhe pse burrat gjithashtu prodhojnë sasi të vogla.

Zvogëlimi i estrogjenit mund të çojë në një sërë shqetësimesh dhe simptomash shëndetësore.

Megjithëse estrogjeni është i lidhur kryesisht me zhvillimin femëror gjatë pubertetit dhe ciklit riprodhues, ai ndikon gjithçka, nga shëndeti i eshtrave, në mirëqenien emocionale.

Nivelet e ulëta të estrogjenit mund të zhvillohen në gratë e të gjitha moshave për disa arsye.

Faktori kryesor i rrezikut për të pasur estrogjen të ulët është mosha. Tek gratë e moshuara dhe gjatë periudhës së menopauzës, është normale që nivelet e estrogjenit të bien.

Në fakt, nivelet e estrogjenit fillojnë të ulen disa vite para se të ndodhë menopauza, transmeton Indeksonline.

Nivelet e estrogjenit gjithashtu mund të bien për disa arsye të tjera duke përfshirë:

dështimi i parakohshëm ovarian
kushtet kongjenitale, të tilla si sindroma Turner
çrregullime tiroide
stërvitje të tepruar
nënpesha
kimioterapia
funksionimi i ulët i gjëndrës së hipofizës

Historia familjare e problemeve hormonale mund të rrisë rrezikun tek gratë për zhvillimin e estrogjenit të ulët./Indeksonline/