75 Mall Live Search
23:53 / E Diele, 27 Gusht 2023 / AR

Çfarë ndodhi? Adele rrëzohet gjatë koncertit në LA

Adele ka zbuluar se u rrëzua në prapaskenë gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas, për shkak të një ataku të nervit shiatik.

Këngëtarja, 35 vjeçare, thuhet se u tha fansave të saj në The Colosseum se një anëtar i ekipit e gjeti atë pa vetëdije.

Ylli i famshëm gjithashtu u detyrua të ulej gjatë performancës së saj “Weekends With Adele”, duke shpjeguar: “Do të ulem dhe do të pushoj”.

Shiatiku është një gjendje dobësuese e shpinës që zakonisht ndodh për shkak të një disku të rrëshqitur, i cili shtyp nervin shiatik që shkon nga pjesa e poshtme e shpinës në këmbë.

Mund të shkaktojë dhimbje, një ndjesi ngërçesh dhe mund të jetë aq e rëndë saqë e lë dikë të paaftë të ecë.

Në fillim të këtij viti, Adele tregoi per dhimbjen kronike të shpinës gjatë një shfaqjeje tjetër në Las Vegas, teksa po kalonte nëpër skenë.