75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 28 Prill 2024 / AR

Çfarë ndodhi? Justin Bieber shpërthen në lot

Justin Bieber ndau një pjesë emocionale ditën e sotme, teksa ndau edhe selfie ku shihet duke qajtur.

30-vjeçari publikoi disa moment, e një nga ato ishte edhe paraqitja surprizë në Coachella, ku përformoi gjatë setit të Tems, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, një postim që ra në sy, ishte një selfie nga afër ku shihet me duke qajtur.

Justin Bieber ndau një anë më emocionale të dielën, teksa postoi një numër selfie të tij në lot.

Artisti nuk bëri asnjë përshkrim në postime duke mos dhënë detaje për lotët e tij, pjesë e cila i shqetësoj fansat e tij.

Disa komentuan: “Pse po qan, ne jemi këtu për ty?, Mirë je vëlla?”.

Ndërsa të tjerë menduan se faji ishte tek Hailey, me të cilën ka pasur thashetheme që i kanë dhënë fund martesës.

Ndryshe, Justin dhe Hailey janë martuar në vitin 2018, por shpesh-herë ka pasur spekulime për raportin e tyre, e që kësaj radhe ende nuk ka pasur ndonjë reagim./Indeksonline/

Megjithatë, një postim tërhoqi vëmendjen e fansave, pasi ai ndau selfie nga afër të tij duke qarë dukshëm, ndërsa shikonte poshtë kamerës, duke u dëshpëruar, përpara se të afronte lentet për të treguar një lot që i rrotullohej në faqe.