Çfarë ndodhi në tunel? Raphinha: Më fyen, unë ia ktheva…!

Skuadra e Barcelonës shënoi fitore mbrëmë ndaj Benficas me shifrat 4:5 në ndeshjen e UEFA Champions League.
Pas përfundimit të ndeshjes, duke u futur në dhomat e zhveshjes ndodhi një përleshje fizike mes lojtarëve të klubit spanjoll dhe atyre portguez, shkruan Indeksonline
Raphinha që ishte heroi i mbrëmjes tregoi se çfarë ndodhi në tunel.
“Më kanë fyer në fundin e ndeshjes, unë i ktheva. Nëse ata më respektojnë mua, unë i respektoj ata. Sipas meje ata mund ta kishin pranuar situatën, por preferuan të më shanin mua”, tha Raphinha pas ndeshjes
Kujtojmë se ishte pikërisht sulmuesi brazilian që shënoi në sekondat e fundit golin e fitores për ekipin katalunas./Indeksonline/