16:06 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Çfarë nënkuptojnë pozicionet e ndryshme të fetusit gjatë shtatzënisë

Kur një fëmijë rritet gjatë shtatzënisë, ai mund të lëvizë shumë dhe të vendoset në pozicione të ndryshme. Mbajtja nën vëzhgim e pozicionit të fëmijës mund të jetë po aq e rëndësishme sa kontrolli i rregullt i rritjes së tij apo rrahjeve të zemrës, pasi ndikon në një masë të madhe shëndetin e foshnjës – veçanërisht kur bëhet fjalë për pozicionin që ai ka para lindjes.

Më poshtë do ju tregojmë pozicionet e ndryshme të foshnjave në bark dhe të shpjegojmë se çfarë nënkuptojnë ato dhe çfarë mund të bëni për t’u siguruar që fëmija juaj të jetë në një pozitë të sigurt dhe të shëndetshme.

1.Pozicioni anterior

Ky është pozicioni që shumica e foshnjave qëndrojnë përpara se të fillojë lindja dhe konsiderohet pozicioni më i mirë për ta. Ndërsa në këtë pozitë, koka e foshnjës do të jetë poshtë në legenin e nënës, ndërsa shpina e tij do të ngjtiet me barkun e nënës , duke e lejuar atë të shtypë dhe të hapë qafën e mitrës gjatë lindjes. Nëse një fëmijë shtrihet pak në të majtë ose pak të djathtë, pozicioni mund të quhet përkatësisht anterior i majtë (LOA) ose anterior i djathtë (ROA).

2.Pozicioni posterior

Ky pozicion njihet edhe si pozicioni “mbrapa”. Koka e foshnjës ulet poshtë dhe pjesa e prapme e tij mbështetet në shpinën e nënës. Ndryshe nga pozicioni i mëparshëm, është e vështirë për foshnjat në këtë pozicion të futin kokën dhe të kalojnë nëpër pjesën më të ngushtë të legenit. Kjo mund të bëjë që lindja të bëhet më e gjatë dhe më e ngadalshme sesa kur foshnja është në pozicionin anterior, e madje mund të shkaktojë edhe dëmtime të nënës.

Ky pozicion mund të shkaktohet pasi nëna kalon shumë kohë ulur ose shtrirë. Në mënyrë të njëjtë, një nënë mund ta nxisë fëmijën e saj të rrokulliset në pozicionin e dëshiruar duke u përkulur në drejtimin që do që foshnja të jetë.

3.Pozicioni Transvers ose tërthor

Ky pozicion ndodh kur foshnjat shtrihen horizontalisht në mitër. Duket thuajse sikur po flenë në shpinë. Shumë fëmijë në këtë pozicion zakonisht kthehen me kokën poshtë përpara se nëna e tyre të shkojë të lindë, por disa nuk e bëjnë këtë. Kur foshnjat janë akoma në këtë pozicion pasi afrohen me datën e lindjes, një mjek mund të duhet të kryejë një operacion cezarian, përndryshe mund të ketë rrezik për një shkarje të kordonit të kërthizës, ku kordoni del para fëmijës.

4.Pozicioni i ulur

Në këtë pozicion, koka e një foshnjeje është lart, në vend që të jetë poshtë, brenda legenit të nënës së tyre. Është teknikisht një pozicion mjaft sigurt për foshnjën ndërsa ai është në mitër, por ky pozicion mund të jetë i rrezikshëm gjatë lindjes. Mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh të ndryshëm, si sasia e lëngut amniotik brenda mitrës ose në formën e mitrës.

Ka forma të ndryshme të këtij pozicioni, duke përfshirë atë kur këmbët e foshnjës janë poshtë dhe kjo bën që fëmija të lindë duke nxjerrë fillimisht këmbët.

A mund të ndryshohet pozicioni i bebes?

Është e mundur që pozicioni i një fëmije të ndryshojë brenda trupit të nënës së tij. Shumica e foshnjave natyrisht do të kthehen në një pozicion me kokën poshtë pas 36 javësh. Disa foshnja madje ndryshojnë pozicionin e tyre para lindjes. Për të ndryshuar pozicionin e një foshnje një doktor mund të kryejë një version të jashtëm cefalik, ku me dorë e kthen foshnjën.

Gjithashtu ka disa studime që thonë se disa ushtrime të veçanta të nënave mund të ndihmojnë në pozicionimin e duhur të bebit.