75 Mall Live Search
10:23 / E Premte, 14 Maj 2021 / Blerim

Çfarë nuk shkon me Kloppin dhe Manen?

Sadio Mane duket se po e zhvillon sezonin e tij të fundit te skuadra e Liverpoolit!

Anësori afrikan mbrëmë ishte tejet i revoltuar pasi u zëvendësua nga trajneri Jurgen Klopp në minutën e 74’të, shkruan IndeksOnline

Ky nervozizëm u pa në fund të ndeshjes, kur Mane refuzoi t’ia jepte dorën trajnerit gjerman.

Por, çfarë nuk shkon vërtetë me këtë dyshe?! Kjo nuk ishte hera e parë që Mane i ‘çon hundët’ për vendimin e Kloppit. Ai edhe më parë ka treguar pakënaqësi në momentet e zëvendësimeve.

Mbrëmë Klopp u pyet për situatën, por ai u përgjigj që s’ka asnjë problem me lojtarin nga Senegali./IndeksOnline/