75 Mall Live Search
21:00 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / OSH

Çfarë nxënësi ishte Përparim Rama?

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, lojën e basketbollit e paska pasion qysh nga fëmijëria.

Kështu, të paktën i thanë Klan Kosovës arsimtarët që dikur i dhanë mësim Ramës në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.

E ish-kujdestari i tij Nexhmi Avazi thotë se përveç në sport, ai ka qenë i zoti edhe në mësim dhe në sjellje.

Ndërkaq, drejtoresha e tanishme e shkollës thotë se ndihet krenare për këto suksese të kreut të kryeqytetit.