75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 18 Korrik 2022 / MSH

Çfarë po bën Balenciaga? Sfilata e re me dronë “për dore”

Një nga brendet më të njohura të veshjeve, Balenciaga, ka vënë në sfilatë kampanjen e re, e cila është shumë e çuditshme.

Pas sfilatës së fundit në Paris, e cila rezultoi të jetë shumë e suksesshme, Balenciaga ka nisur kampanjën e quajtur “LOL”.

Në këtë kampanjë shihet modelja teksa sfilon e veshur me një pallto të trashë dhe xhinse klasike.

Tërë vëmendjen e merr droni, të cilin ajo e mban të lidhur për dore, njëjtë si do ta mbante një qen shtëpiak.

Një ecje në park me të ardhmën? Akoma si dihet, por kjo është një formë shumë interesante e shfaqjes së koleksionit të ri.