Çfarë po bën Barcelona, Umtiti qëndron, Torres regjistrohet, Dembele largohet!

Samuel Umtiti edhe zyrtarisht e ka vazhduar kontratën me Barcelonën. Ky akt i mundëson skuadrës katalonase regjistrimin e Ferran Torres si futbollist i ri.
Por, nënshkrimi me Umtitin është edhe një sinjal i fuqishëm që Ousmane Dembele po numëron muajt e fundit te Barcelona.
Skuadra katalonase ishte pranë një dileme, të vazhdonte kontratën e Umtitit apo Dembeles, kjo për shkak të krizës financiare.
Xavi është i vendosur që të largojë nga skuadra futbollistët me paga të larta.
Kjo do të thotë që gjasat që Dembele të qëndrojë te Barcelona janë më tepër se minimale. 140 milionëshi do të largohet nga skuadra si transfer i lirë./Indeksonline/