75 Mall Live Search
16:20 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / G T

Çfarë po bën kështu? Aro Muric me gabim amator ndaj Manchester Cityt

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar tri gola për katër minuta në ndeshjen ndaj Ipwsich Town në ndeshjen e javës së dytë në Premier League.

Golin për 2:1 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin De Bruyne, shkruan Indeksonline

De Bruyne shënoi gol pas një gabimi amator nga portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric.

Muric bëri gabim edhe te goli i tretë, ku Erling Haaland shënoi për 3:1.

Kujtojmë që City ishte në disavantazh deri në minutën e 11’të, me golin e shënuar nga mysafirët me anë të Szmodicis./Indeksonline/