19:37 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / AR

Çfarë po “gatuan” JLo? Ky dokumentar do i nxjerrë në pah të gjitha

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka publikuar së fundmi në rrjete sociale një trailer të shkurtër rreth dokumentarit që pritet të transmetohet në Netflix, “Halftime”.

Ky film premton të eksplorojë jetën e saj brenda dhe jashtë skenës dhe të nxjerrë në pah të pathëna nga jeta e saj personale.

JLO publikoi në instagramin e saj disa pamje të shkurtra, të cilat e tregojnë atë në skenën e “Super Bowl” 2020 dhe gjatë provave intensive të realizuara asokohe.

Mësohet se dokumentari do të zbulojë fillimisht jetën personale të saj, përfshirë këtu edhe lidhjen e fortë me binjaktët 14-vjeçarë, Max dhe Emme.

Filmi pritet të shfaqet në mbrëmjen e hapjes së “Festivalit të Filmit Tribeca” në datën 8 qershor përpara se të shfaqet më pas në Netflix, në datën 14 qershor.

Jennifer aktualisht po shijon fejesën me Ben Affleck, me të cilin rindezi romancën e saj të harruar prej vitesh.