15:43 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Çfarë po i bën bashkë Jonida Maliqin dhe Bora Zemanin?

Ka kohë që këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi përflitet për një lidhje të mundshme me Romeo Veshaj, i cili është pjesë e emisionit të moderatores Bora Zemani, shkruan Indeksonline.

Edhe pse ata hapur nuk kanë deklaruar se janë në lidhje, ata janë kapur shpesh së bashku, madje edhe të përqafuar.

E kjo duket se i ka afruar edhe më shumë Jonidën dhe Borën, të cilat kanë publikuar foto së bashku nëpër llogaritë e tyre në Instagram.

Duket se për këtë dashuri në mes tyre, ‘urë lidhëse’ ka qenë moderatorja Bora Zemani. /Indeksonline/