Çfarë po kërkon Mourinho në Alianz Arena?

Bayern Munchen dhe RB Leipzig po e luajnë derbin e Bundesligës, me skuadrat që kërkojnë vendin e parë në tabelë.
Një mysafir special është duke e ndjekur këtë ndeshje në Alianz Arena, shkruan Indeksonline.
Jose Mourinho është në stadium dhe po e ndjek nga afër derbin gjerman.

Portugezi do të ketë për kundërshtar Leipzigun me 19 shkurt në ndeshjen e 1/8 të Ligës së Kampioneve.
Gjithashtu Mourinho po e ndjek edhe Timo Werner që mund të jetë njëri nga synimet për merkaton e verës. /IndeksOnline/
