75 Mall Live Search
17:16 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / AR

Çfarë po kurdis Butrint Imeri? Zbulohet e gjitha

Këngëtari kosovar Butrint Imeri arriti të bëjë për vete numër të madh fansash që kur bëri daljen e parë në skenë.

Ai njihet si këngëtar profesionist, duke u veçuar si për zërin po ashtu edhe për stilin e tij, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë të dhënë për Indeksonline, menaxheri i tij Denis Avdiu tregoi më shumë rreth projekteve muzikore, duke zbuluar që së shpejti do të ketë risi në tregun muzikor.

“Këngën “Lule e dashnise” e kemi publikuar vetëm në Instagram një pjesë të këngës, e kur do të publikohet varet prej rrethanave. Pasi pandemia nuk ka ndikuar vetëm tek ne, por të krejt estrada ka ndikuar goxha, që më ra edhe prodhimi i muzikës”, tha ai për Indeksonline.

Por Butrinti nuk do ndalet vetëm më këtë këngë. Së shpejti do të dal në treg edhe albumi i tij më i ri.

Këtë e konfirmoi Denisi duke thënë që në album do të ketë këngë solo dhe bashkëpunime./Indeksonline/