07:31 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Çfarë po ndodh me Bieberin, fytyra e tij plotësisht e panjohur

Justin Bieber është autor i shumë hitesh si “Baby” dhe “What do you mean?”

Së fundmi, ai u kap nga paparacët në Beverly Hills. Përkatësisht, Justin është fotografuar në një moment të vështirë, ndërsa ai po bënte punë në lidhje me markën e tij të veshjeve, dhe të gjithëve u ra në sy problemi i tij me lëkurën.  

Fotografia tregon se këngëtari ka problem serioz të lëkurës, pasi fytyra e tij, dhe pjesa më e madhe e ballit, ka puçrra, që raportohet se është rezultat i stresit të madh që ka përjetuar kohët e fundit.

Fotografitë janë përhapur në rrjetet sociale dhe të gjithë janë të habitur  me pamjen e Justin.

Sidoqoftë, fansat e tij e mbështesin, pasi ai më parë postoi foto të puçrrave në profilin e tij në Instagram, duke injoruar komentet negative.