75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 20 Maj 2024 / AR

Çfarë po ndodh me Britney Spears-in?

Artistja e njohur Britney Spears nuk po tregon shenja përmirësimi. Ky është zhvillimi i fundit në jetën e saj.

Publikimi i “TMZ”-së citon raporte të cilat nuk janë optimiste për të ardhmen e saj.

“Britney Spears-i është gjithnjë e më shumë në rrezik të dëmtojë veten”, thanë burimet, duke shtuar se “ishte një gabim i madh për t’i dhënë fund kujdestarisë së saj të detyrueshme”. I njëjti medium përmend disa njerëz nga jeta e Spears-it të cilët shprehin shqetësim të fortë për fatin e saj. Ata thonë se këngëtarja “iu kthye sërish drogës”.

“Shëndeti i saj mendor ka qenë në rënie që nga mbarimi i kujdestarisë. Shpesh nuk i merr ilaçet që e stabilizojnë, pi dhe përdor droga të ndryshme, gjë që është veçanërisht e rrezikshme, sepse ka probleme me abuzimin me substancat që e kanë dërguar shumë herë në qendrën e detoksifikimit”, thonë ata për Britney.

Sipas “TMZ”-së: “Ajo ka ndryshime radikale të humorit dhe shpesh shpërthen në tërbime që përfundojnë me dhunë fizike. Ka raste kur është e pamundur të komunikosh me të, sepse ajo nuk mund të përfshihet në një bisedë racionale”.

Gjithçka tregon se Spearsi nuk është në gjendje të kujdeset për veten.