75 Mall Live Search
12:29 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Çfarë po ndodh mes motrave Hoxha dhe Beatrix? I ndalojnë këngën në kanalin e tyre!

Beatrix Ramosaj ka bërë sot një postim rreth këngës së saj të fundit.

Ajo ka ngritur dyshime për censurë të projektit të saj më të ri nga ana e kanalit MyMusic, pjesë e platformës DigitAlb, ku aksionarë kryesore mbesin familja Hoxha.

Këngëtares i ka rënë në sy fakti që kënga “Më ndikon” nuk transmetohet vetëm në këtë kanal.

“A nuk është e çuditshme që vetëm Më ndikon nuk transmetohet në MyMusic”, ka pyetur Ramosaj në Twitter.

Përkundër se kohët sot janë tjera dhe relevanca e televizioneve muzikore për suksesin e një kënge është thuajse e papërfillshme, kanali muzikor që transmeton këngë shqip, duket ta ketë futur këngëtaren në “listë të zezë”, gjithnjë nëse vëzhgimi i saj qëndron.