75 Mall Live Search
10:40 / E Hënë, 05 Janar 2026 / AR

Çfarë po ndodh? Miri përlotet për Selin

Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të “BBVA-së 5” janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin.

“S’duhet të kisha ardhur këtu, të paktën sot. Ka marrë letra nga i ati. E dua more vëlla, se është super njeri! E manifestuan e gjithë shtëpia aman të ndaheshim nga krevati, ja u ndamë”.

Mbrëmjen e së shtunës Selin, mori një letër nga i ati, i cili i jepte përshtypjen e tij mbi rrugëtimin e saj brenda shtëpisë. Pjesë e letrës nuk mund të mos ishte edhe situata e krijuar mes saj dhe Mirit. Edhe pse emri i këtij të fundit nuk ishte i shkruar, krevati u përmend dhe kaq mjafton.

Çfarë po ndodh? Miri përlotet për Selin dhe njerëzit

Mes shumë debateve mbi marrëdhënien mes Selin dhe Mirit, ai deklaroi se e donte si të ishte vajza e tij (aq sa qan për të).

Përpos çdo gjëje që thuhet, situata mes tyre nuk është parë kështu prej shumë shikuesve, të cilët kanë shpërthyer në reagime ndaj videos së tij.

Për shumë prej tyre, lotët e tij janë të pakuputueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Çfarë po ndodh? Miri përlotet për Selin dhe njerëzit
Çfarë po ndodh? Miri përlotet për Selin dhe njerëzit
Çfarë po ndodh? Miri përlotet për Selin dhe njerëzit