15:26 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / B O

Çfarë po ndodh në kufirin finlandez-rus? Kolona të shumta!

Pas shpalljes së një mobilizimi të pjesshëm rus, fotot e autokolonave në kufirin finlandez-rus janë rritur me të madhe.

“Ka një bllokim trafiku prej 35 kilometrash në kufirin finlandez, të gjithë duan të largohen,” shkruajn raportet vendase.

Vetëm dje 4824 rusë kaluan kufirin lindor në Finlandë. Të mërkurën e kaluar, ky numër ishte 3133.

Raportohet se në Rusi është krijuar panikë e madhe pas deklaratës së Putinit dhe se rinia po shikon mundësinë për të ikur nga vendi nga frika se do të thirren për luftë./Indeksonline/