10:54 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / B O

Çfarë po ndodhë, as sot Ronaldo nuk është në stërvitje!

Cristiano Ronaldo nuk ka marrë as sot pjesë në stërvitje te Manchester United. Nuk ka asnjë përgjigje nga skuadra, por as nga lojtari për mungesën e tij.

Mediat angleze thontë se Ten Hag ka pritur se CR7 do grumbullohet sot me ekipin, gjë e cila nuk ka ndodhur. Tani dilemat janë rritur tej mase nëse Ronaldo do të udhëtojë me skuadrën për fazën parapërgatitore.

Jozyrtarisht mësohet se portugezi ka kërkuar largimin nga United pasi që është i pakënaqur me situatën te skuadra angleze./Indeksonline/