75 Mall Live Search
14:31 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / B O

Çfarë po ndodhë, Barça mohon marrëveshjen me Xavin!

Al Sadd njoftoi zyrtarisht se ka arritur marrëveshje për zgjidhjen e kontratës me Xavi Hernandez. Në njoftimin e skuadrës nga Katari thuhet se Xavi do të jetë trajner i ri i Barcelonës.

Pas këtij njoftimi, zyrtarë të Barcelonës kanë mohuar marrëveshjen. “Marca” shkruan se nuk ka asnjë marrëveshje me Xavin deri më tani.

Problemi mes dy palëve është se Barcelona nuk dëshiron që të paguajë klauzolën e lirimit të tij.

Pesë milionë euro është kjo shumë që është shëndrruar në hendek mes dy palëve. Bisedimet do të vazhdojnë në orët e pasdites./Indeksonline/