Çfarë po ndodhë? Bebe Rexha pre flokët dhe heq të gjitha postimet në “Instagram”
Bebe Rexha ka bërë një veprim që ka befausar fansat.
Ajo ka hequr të gjitha postimet e saj në rrjetin social “Instagram”, shkruan IndeksOnline.
Në një fotografi të ndarë në “Instagram Story”, Bebe tregon tokën e mbushur me flokë të prera, qe më shumë gjasë janë të saj.
Edhe në fotografinë e profilit, Bebe ka postuar vetëm flokët e bardhë, që e karakterizonin atë.

Menjëherë ajo ka hequr të gjitha fotografitë dhe videot, që shumica prej tyre lidheshin me këngët e saj.

Pak më vonë, ajo ka postuar edhe një raportim medial se Bebe nuk është më pjesë e shtëpisë diskografike “Warner Music”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka rishpërndarë komentin e një ndjekësi që ka thënë se “ky është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjëherë”, teksa ka bërë të ditur se nga tani do të bëjë muzikë si artiste e pavarur./IndeksOnline/

