Çfarë po ndodhë? Fshihen nga Youtube të gjitha këngët e Festivalit të RTSH-së
Derisa akoma po komentohet rreth fituesit të Festivalit të RTSH-së, një tjetër zhvillim së fundmi ka tërhequr vëmendje.
Fjala është për të gjitha këngët e këtij
Festivali, të cilat janë larguar nga platforma YouTube dhe duket se i gjithë
kanali i RTSH është suspenduar.
Nuk janë zbuluar akoma arsyet apo personat që qëndrojnë prapa këtij veprimi,
gjersa për detaje të reja do mësoni në vazhdim.
Edicioni i 58-të i Festivalit të RTSH-së
ngjalli polemika të shumta këto ditë, fillimisht për fituesin që përzgjodhën,
pikët e jurisë shqiptare pasi siç është raportuar Elvana ishte një ndër
favoritet për të fituar dhe kjo i zhgënjeu të gjithë.
Ndërkohë, Arilena Ara u rendit në vendin e parë me 67 pikë, duke marrë të
drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision.“Shaj” mban titullin kënga e
saj që në “Eurovision 2020” është raportuar se do të këndojë në gjuhën angleze.
