Çfarë po ndodhë, Interi ia heq shiritin e kapitenit Icardit!
Me një cicërimë të thjeshtë, pa shpjegime fare, Inter njoftoi se kapiteni i ri i ekipit është Samir Handanovic . Ky lajm ka bërë bujë të madhe minutave të fundit në mediat italiane.
Nuk është dhënë asnjë shpjegim dhe nuk ka asnjë deklaratë se pse Interi e ka marrë këtë vendim.
Mediat italiane dyshojnë se vendimi ka të bëjë me bisedimet për zgjatjen e kontratës së Icardit, të cilat në bazë të këtij vendimi nuk kanë ecur mirë.
Spalleti do të paraqitet në orën 18:30 në koncerencë për media, para ndeshjes ndaj Rapidit në Europa League. /Indeksonline/