Çfarë po ndodhë me biletat e ndeshjes Çeki – Kosovë?
Më 17 tetor Federata e Futbollit të Çekisë ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kundër Kosovës.
Rezervimi i biletave po bëhet në mënyrë online, në faqen zyrtare të FFÇ-së, por biletat nuk mund t’i blejë asnjë qytetar i kombësisë tjetër përpos çekëve.
Kjo ka ndodhur ngase presidenti i Federatës, Martin Malik ka thënë se ndeshja kundër Kosovës cilësohet e rrezikshmërisë së lartë.
Indeksonline para një jave raportoi se kanë mbetur edhe 1214 bileta në shitje.

Duke iu afruar ditës së ndeshjes, ky numër çuditërisht është rritur edhe më tepër. Tani në dispozicion për tifozët janë 1317 bileta, kryesisht në tribunat pas portës, por edhe në perëndim.

Ndeshja Çeki – Kosovë do të zhvillohet më 14 nëntor, ndërsa për tifozët kosovarë janë rezervuar 927 bileta.