18:30 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çfarë po ndodhë me ish yllin e Realit, s’i ndahen lotët!

Ish ylli i Real Madridit, Fabio Coentrao po kalon në situatë të çuditshme te Sporting Lisbon. Futbollisti portugez po shihet në disa raste me lot në sy pasi trajneri vendosë ta zëvëndësoi atë.

Kjo situatë i ka ndodhur edhe mbrëmë në ndeshjen e Europa League ndaj Astanas. Coentrao u zëvëndësua në minutën e 58 të ndeshjes ndërsa më pas në bankë filloi të qante.

Skenë e ngjashme ishte parë edhe pak ditë më parë pasi që ai shpërthej në lot pasi u zëvëndësua në ndeshjen ndaj Setubal./Indeksonline/

Temat: