75 Mall Live Search
19:41 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / L K

Çfarë po ndodhë me llogarinë e Faton Hajrizit në Tiktok?

Faton Hajrizi tashmë i dyshuar edhe për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Llozincë Serbi, së fundmi duket që nuk është aktiv më as në rrjetin e tij social “Tiktok”.

Llogaria në fjalë është po e njëjta në të cilën ai kishte qasje që nga koha kur u arratis nga burgu i Smrekonicës deri më sot.

Ajo çfarë po ngjallë dyshime është kthimi i llogarisë në private dhe ndërrimi i emrit të saj, shkruan lajmi.net

Megjithatë, mbetet të shihet nëse ai e ka mbyllur tërësisht atë apo vetëm ndryshuar për çështje të sigurisë.

Në foton më poshtë mund të shihet llogaria para ndryshimeve të lartpërmendura.