13:16 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / k.v

Çfarë po ndodh me zarfet e supozuara me fletëvotime të ardhura nga diaspora, deri tani mbi 16 mijë të refuzuara

Shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

“Sipas të dhënave më të fundit janë hapur 34 mijë e 2 pako të supozuara me fletëvotime, nga kemi të aprovuara 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime dhe 16 mijë e 288 zarfe të refuzuara”, ka thënë për IndeksOnline, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim:

•7 mijë e 281 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;
•5 mijë e 192 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistroheshin si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit, sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;
•1 mijë e 126 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;
•2 mijë e 17 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);
•672 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkëngjitur dokumente jovalide për identifikim.